Gafat, ish-deputetja tallet me Gent Cakajn

Një tjetër gafë i ka shpëtuar sërish ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj.

Ka qenë ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, e cila e ka ironizuar me një postim në rrjetin social ‘Facebook’ Cakajn, duke iu referuar viteve të komunizmit që kaloi Shqipëria.

Mehmetaj shkruan se Cakaj ka dalë në përfundimin se Shqipëria është shteti që më gjatë ka përjetuar luftën e dytë botërore, plot 52 vite.

Me ironi dhe humor, Mehmetaj e ka cilësuar Cakajn si ‘gjeniu’ i kabinetit Rama.

Ja ç’shkruan Mehmetaj:

Më i dituri dhe i lexuari, vet “gjeniu” i kabinetit Rama, Z.Gent Caka, ka publikuar këtë video në llogarinë zyrtare të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme në Tëitter referuar marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-ShBA. Sipas studimeve të thelluara që personalisht do ketë kryer, Z.Caka ka dalë në përfundimin se Shqipëria është shteti që më gjatë ka përjetuar luftën e dytë botërore, plot 52 vite (sipas videos nga viti 1939 deri në vitin 1991). Enigma që kanë tani shqiptarët “jo aq të lexuar” sa Z.Caka është: 50 vitet e komunizmit nëpër të cilat kaloi Shqipëria ku humbën? Si shpjegohet ky gabim? Padituri? Frikë nga e kaluara? Apo vallë edhe Z.Caka po ndjek rrugën e Ramës drejt rikthimit të historisë dhe kohën e komunizmit e konsideron normalitet të parëndësishëm për tu përmendur.