‘Gangsterët’ shqiptarë kontrollojnë tregun e kokainës në Londër

Gazeta ‘The Sun’ në Britaninë e Madhe, nënvizon se shqiptarët po kontrollojnë tregun e kokainës në këtë vend. Gangsterët nga ky shtet i Ballkanit Perëndimor ia kanë kaluar edhe polakëve për nga numri i të burgosurve të huaj në Britani.

Ata numerohen 876 nga 9.089 te denuarit në burgjet angleze në qershor të këtij viti. Numri i shqiptarëve pas hekurave është pothuajse dyfishuar në vetëm katër vjet, nga 475 të regjistruar në qershor 2015, nderkohe qe një dekadë më parë shifra ishte vetëm 166.

Sipas Agjencise Kombëtare te Krimit, “Grupet shqiptare të krimit kanë krijuar një ndikim të profilit të lartë brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar, dhe kanë një kontroll të konsiderueshëm në të gjithë tregun e trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht kokainën. Ata gjithashtu po zgjerojnë ndikimin e tyre”