21.5 C
Tirana
E diel, 26 Maj, 2024

TË FUNDIT

Gara në PD/ Aleati i Bashës: Dita e zgjedhjeve nuk duhet të ishte 13 qershori

spot_img

Aleati i Lulzim Bashës në zgjedhjet e 25 prillit, Arian Starova, njëherësh Kreu i Partisë Bashkimi Liberal Demokrat, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike, duke u ndalur te zgjedhjet e 13 qershorit për kreun e PD.

Starova deklaroi se gara është mjaft e fortë dhe kryedemokrati nuk do e ketë të lehtë fitoren.

“Kushdo që të zgjidhet, PD duhet të organizohet në mënyrë të fuqishme.  Dita e zgjedhjeve nuk duhet të ishte 13 qershori. Përderisa pretendohet një ‘masakër zgjedhore’ atëherë do të duhet të pritej përfundimi i procesit zgjedhor. Unë mund të them që gara është e fortë duke pasur parasysh edhe kandidaturat”, tha Starova për Report Tv.

Sa i përket një propozimi që erdhi sot në Komisionin Hetimor për shkarkimin hetimor për ta marrë Presidentin Ilir Meta me forcë në komision, Starova tha se Meta nuk është i akuzuar, Kuvendi se merr dot me forcë.

“Presidenti gjykohet se ka shkulur kushtetutshmërinë. Komisioni nuk është gjykatë apo prokurori”, tha Starova.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat