fbpx

Gara për aksionet e Vllaznisë, Fushaj: Do futem në garë, gabim shitja e të gjithë aksioneve

Screenshot_11-8.png

 

Ish-presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, është drejt rikthimit në klubin shkodran. Ai deklaroi hapur se dëshiron të blejë pjesën më të madhe të aksioneve, që pas vendimit në Këshillin Bashkiak se aksionet e Vllazinisë do të dalin në shitje. Ankandi tashmë është i hapur dhe gjithçka fillon nga shuma e 50 milionë lekëve të reja.

“E shikoj pak si me ngut vendimin e Këshillit Bashkiak për shitjen e akisoneve të klubit. Duhet të miratohet projektligji për privatizimin. Duhet pritur dhe projektligji i qeverisë. Te Vllaznia nuk duhet të përzihet politika, unë do të jem këtu për ta ndihmuar.

E kam drejtuar atë si presidenti për 5 vite dhe jam i bindur që Vllaznia duhet të rikthehet te emri Vllazni. Ka emrin Vllazni, por sot ka vetëm 3 shkodranë në formacion. Nga akademia duhet të fillojë gjithçka, por ajo funksionon vetëm për të mbledhur fonde”, deklaron shkodrani.

“Ekipi ka nevojë për imazh, binjakëzime dhe ka po aq nevojë për emrin e saj. Ekipet e tjera duhet të tremben nga loja dhe nga emri i Vllaznisë. Janë disa klube që kanë shpenzuar më shumë se unë, por nuk kanë shumë arritje.Unë kam dhënë diku te 600-800 mijë euro. Me ish-presindentët jemi shokë. Kam biseduar me ta dhe kanë investuar. Dikur kemi qenë 12 veta dhe bashkëpunimi mund të jetë sërish me shumë persona. Me përvojën që kam, mendoj se Bashkia gaboi që i nxorri të gjitha aksionet në shitje. Duhej të kishte nxjerrë vetëm 25% të saj. Unë kam shumë për t’i dhënë këtij klubi dhe besoj se brenda një viti jo më shumë, mund ta rikthej Vllazninë aty ku ka qenë”, përfundon Fushaj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303