32.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Garancia e dytë sovrane, Ministrja Denaj jep detajet, ja çfarë ka në fokus

spot_img

Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj ka zbuluar se çfarë ka në fokus garancia e dytë sovrane prej 15 miliardë lekësh të miratuar nga qeveria.

Sipas Denajt, ndryshe nga paketa e parë sovrane e cila synonte mbështetjen e bizneseve për të paguar punonjësit, kjo paketë ka në fokus përmbushjen e kapaciteteve të tyre për të rimodeluar biznesin në kushtet e pandemisë së koronavirusit.

“Garancia sovrane fillon të lëvrohet nga fillimi i javës tjetër. Garancia e parë mbulohet me 100% garanci për bizneset që duan të paguajnë/ 458 biznese kanë aplikuar. Para disa ditësh aprovuam edhe një lehtësi tjetër për garancinë e parë sovrane. Menduam se ka nevojë për një stimul më shumë dhe unë kam marrë një informacion se kjo ka sjellë një interes të rritur. Për garancinë e dytë po punojmë prej një jave.

E para kishte fokus pagesat e punonjësve brenda një biznesi. E dyta do të jetë nevoja për kapital qarkullues dhe investime. Bankat shtojnë mbi shumën tonë edhe 40%. Ka një afat 5-vjeçar dhe është e hapur për të gjithë bizneset. Është një shumë e cila do të stimulohet nga nevoja e biznesit për të pasur këtë kredi. Në kushtet kur bizneset do të kenë nevojë për riorganizim të biznesit, një hotel për shembull për të mundësuar distancat mes krevateve dhe tavolinave dhe kjo ka kosto. Ky është instrument për të bërë një filtër për ata klientë që duan të punojnë”, tha Denaj.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat