Garda dhe Policia, procedim penal ndaj Palokës

Seanca e sotme parlamentare u shoqërua me tensione, ku deputeti demokrat Edi Paloka qëlloi me bojë ndaj kryeministrit të vendit, Edi Rama.

Menjëherë pas këtij akti dhe pas përfundimit të seancës, ku u votua miratimi i protokollit të Maqedonisë së Veriut në NATO, ka reaguar Garda e Republikës së Shqipërisë.

Sipas tyre, Paloka ka qëlluar drejt kryeministrit Rama me një solucion kimik të parapërgatitur.

Më tej, në njoftim thuhet se është nisur procedim penal ndaj deputetit demokrat, Edi Paloka për veprimin në Kuvend.

“Sot, në sallën e seancave të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama. Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka”, njoftoi Garda e Republikës./real-news.tv