fbpx

Garda padit ish-drejtuesit e saj

garda.jpg

Pasi ka shpërndarë fondin prej 2.1 milionë eurosh për familjet e viktimave të vrarë në 21 janar, Garda e Republikës ka ngritur padi civile ndaj Ndrea Prendit, ish-komandantit të Gardës së Republikës, si edhe ish-shefit të njësisë speciale të Gardës, Agim Llupo.

Arsyetimi i Gardës gjatë padisë së saj është se të dy janë gjetur më parë fajtorë për vrasje nga gjykata gjatë një procesi penal. Garda i ka paditur të veçuar dhe seanca e parë gjyqësore do të jetë të martën e javës tjetër, në datën 6 nëntor, ndërsa për Llupon ende nuk është caktuar një datë gjyqi.

Fondi prej 2.1 milionë euro u nda nga 525 mijë euro për secilën familje në janar dhe dhjetor të vitit 2017, i akorduar me vendim të qeverisë. Në atë kohë, qeveria argumentonte se detyrimi për dëmshpërblim rrjedh nga vendimet e Gjykatës së Tiranës. Gjykata ka vlerësuar se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia dhe ka dënuar ish-komandantin e gardës, Andrea Prendi me 1 vit burg dhe gardistin Agim Llupo me 3 vjet.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *