Garë treshe për Giroud, Lazio në pole position!

093323983-8fbd1a33-c105-4338-802c-5e08f94d3057.jpg

Janë orët e fundit të merkatos në Europë dhe një nga emrat më të rëndësishëm që mund të ndryshojë skuadër në këto momente të fundit është sulmuesi i Chelsea-t Olivier Giroud.

Është një garë treshe për bomberin e kombëtares franceze i cili po përflitet si përforcim i mundshëm i Lazios që qëndron në pole-postion i Tottenham Hotspur që e shikon si zëvendësuesin ideal të Kane i cili ka pësuar një dëmtim të rëndë, si dhe i Interit me Antonio Conten që e kërkon prej kohësh pasi dëshiron të kompletojë repartin e avancuar me një sulmues me peshë.

Në orët e fundit Lazio me Igli Taren në krye është futur fuqishëm në garë për futbollistin madje i ka propozuar francezit një kontratë për 2 vite e gjysmë me një pagë prej 2,5 milionë eurosh në sezon.

Vetë drejtori sportiv i bardhekaltërve ka udhëtuar drejt Londrës për të mbyllur marrëveshjen me Chelsea-n. Gjithsesi Tottenham dhe Interit pavarsisht arritjes së një akordi paraprak të Giroud me Lazion, nuk tërhiqen nga gara.

Mourinho kërkon me ngulm një sulmues dhe dëshiron një ekspert të kampionatit anglez si Giroud për t’i dhënë në dorë çelësat e sulmit të skuadrës së tij pas dëmtimit të Kane.

Ndërkohë Interi ka muaj që interesohet për lojtarin. Por nëse Marotta dhe Ausilio nuk janë ende të bindur nëse duhet vërtetë të afrojnë në skuadër një 33-vjeçar, Conte nuk heq dorë nga dëshira e tij për ta patur në skuadër francezin i cili ka profilin ideal për të zëvendësuar Lukakun në ndeshje të caktuara.

Roman Abramovich nuk heq dorë nga kërkesat e tij për të përfituar 7 milionë euro nga shitja e Giroud, shifër të cilën për momentin nuk e ka ofruar asnjë tre klubet e interesuara.

scroll to top