fbpx

Gashi nënshkruan kontratë me studion e famshme muzikore

Reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, Gashi, ka nënshkruar një kontratë me studion muzikore RCA Records, që është akronim i Radio Corporation of America.

Kjo studio muzikore është në pronësi të Sony Music Entertainment, që është kompania muzikore më e njohur në mbarë botën.

Gashi nuk ka nguruar që ta ndajë këtë lajm të madh me të gjithë fansat e tij në rrjete sociale.

Ai ka postuar një foto nga ambientet e kompanisë shoqëruar me mbishkrimin:

“Sapo nënshkrova me RCA Records. Jam shumë i lumtur”.