fbpx

Gashi vjen me një dokumentar të ri! Jep lajmin e madh

“Now you know” (Tani ti e di), titullohet dokumentari i ri nga Gashi, artisti shqiptar me famë botërore.

Ai ka publikuar trailerin në Instagram, nga ku kuptuam se flet edhe për periudhën e luftës në Kosovë, vështirësitë e të qenurit emigrant, dhe peripecitë që ka kaluar.

Po ashtu, edhe në mbishkrimin e videos, Gashi ka bërë me dije se ky dokumentar i dedikohet atyre që nuk kanë patur mundësi në jetë, por kanë patur ëndrra.

“NOW YOU KNOW” Dokumentari del sot …. nëse keni ngecur në fund dhe keni nevojë për diçka për t’ju nxjerrë nga balta ju sugjeroj ta shikoni këtë sot. Ky dokumentar është për fëmijët që nuk kanë familje të pasura … nuk kanë lidhje, por kanë ëndrra për të cilat do jepnin jetën.

Gashi ka bërë me dije në një koment se po ashtu po përgatit një film me Netflix, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

 

 

REAL NEWS