28.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Gati ilaçi anti-Covid nga Pfizer…

spot_img

Ilaçi anti- Covid i Pfizer mund të jetë në përdorim në fund të vitit nëse provat njerëzore në SHBA dhe Belgjikë rezultojnë  të suksesshme. Pfizer, kompania që zhvilloi vaksinën e cila po përdoret gjerësisht në Europë dhe Amerikën e Veriut, tashmë po teston ilaçin eksperimental te njerëzit.

Aktualisht nuk ka ilaçe të tjera përveç vaksinave që mund të mbajnë nën kontroll Covid-19 – por nëse ilaçi rezulton efektiv, bllokimet do të marrin fund, sipas një eksperti.

Ilaçi antiviral, i quajtur PF-07321332, mund të zvogëlojë simptomat të personat e sëmurë me Covid. Rreth 60 njerëz janë aktualisht të përfshirë në fazën e parë të Pfizer, e cila pritet të përfundojë në 25 maj.Shkencëtari Mikael Dolsten thotë se kompania shpreson të marrë rezultate të sigurta, brenda disa javësh. Nëse funksionon, ilaçi mund të jepet dy herë në ditë përgjatë pesë ditëve. Pfizer nuk është i vetmi prodhues i madh i ilaçeve.  Merck dhe partneri i saj, Ridgeback Biotherapeutics, janë në përfundim të testeve të fazës së vonë të molnupiravir, një ilaç potencial kundër Covid-19.

Nëse të dyja ilaçet do kenë sukses, ky do të ishte një lajm i mirë për mbajtjen nën kontroll të Covid-19 për një kohë të gjatë.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat