Gattuso: Ronaldo punon si makineri perfekte

Screenshot_28-2.jpg

Skuadra e Milanit po përgatitet për t’u përballur me Juventusin për Superkupën e Italisë, ndeshje kjo e cila do të startojë në 18:30 të ditës së sotme.

Tekniku i Milanit, Gattuso ka folur për mediat për gjendjen e skuadrës që ai drejton, ndërsa nuk munguan as pyetjet për argjentinasin Gonzalo Higuain.

Ai tha se Higuain ka punuar shumë mirë dhe i pashkëputur nga pjesa tjetër e ekipit duke shtuar se akoma nuk e ka vendosur nëse do të luajë në fushë kundër skuadrës së Ronaldos. Trajneri i kuqezinjve komentoi edhe portugezin teksa nënvizoi se ai është një makineri perfekte dhe njëherësh një kampion i madh, që sulmon me vrull dhe synim ka vetëm  kuadratin e portës.

“Me organizimin si skuadër dhe me aftësitë individuale të lojtarëve që do të përballen direkt me të. Ronaldo tani nuk bën më shou në fushë, por sulmon me vrull dhe me objektivin për të shënuar. Është një kampion i madh, një makineri perfekte, për të cilin mosha ka ndaluar dhe kjo është një dëshmi e qartë e profesionalizmit”, tha ai.

scroll to top