Gaz lotsjellës për të larguar emigrantët nga kufiri SHBA-Meksikë

85.jpg

Autoritetet amerikane kanë përdorur gaz lotsjellës në kufirin me Meksikën gjatë orëve të para të vitit të ri për të larguar rreth 150 emigrantë që u përpoqën të shkelin gardhin kufitar të ndërtuar pranë qytetit Tijuana.

Oficerët e doganës dhe ato të mbrojtjes së kufirit, sqaruan më vonë në një deklaratë se gazin lotsjellës e përdorën kundër atyre që gjuanin me gurë dhe jo emigrantëve që po përpiqeshin të kalonin kufirin.

“Asnjë zyrtar i sigurisë nuk ka përdorur dhunë ndaj ndonjë emigranti, duke përfshirë fëmijët. Agjentët kimikë kishin në shënjestër hedhësit e gurëve që ishin më larg sesa turma e emigrantëve,” thuhet në një deklaratë.

Megjithatë, një fotograf i agjencisë Associated Press, tha se kapsulat me gaz lotsjellës u hodhën në anën meksikane të kufirit, pranë plazhit të Tijuana-s, duke prekur emigrantët, përfshirë gratë, fëmijët, si dhe gazetarët.

Associated Press njofton se gurët u hodhën vetëm pasi agjentët amerikanë qëlluan me gaz lotsjellës.

Situata me emigrantët dhe vdekjet e dy fëmijëve në qendrat e pritjes në Shtetet e Bashkuara ka intensifikuar debatin mbi politikën e emigracionit në Uashington, ndërsa presidenti Donald Trump kërkon prej ligjvënësve një financim prej 5 miliardë dollarësh për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit me Meksikën.Çështja e ndërtimit të murit ka shkaktuar mbylljen e pjesshme të qeverisë, pasi nuk është rënë dakort për financimin e murit. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303