Gaza lëshon raketë drejt Izraelit, Netanjahu dënon sulmin

rocket.jpg

Shtatë persona janë plagosur pasi një raketë që u lëshua nga Rripi i Gazës goditi një shtëpi që i përkiste një familje britanike-izraelite në Izraelin qendror.

Raketa goditi një shtëpi 20 km në veri të Tel Avivit.

Ky është destinacioni më i largët që një raketë palestineze ka arritur në Izrael që nga konflikti i 2014 me militantët në Gaza.

Kryeministri Benjamin Netanjahu do të shkurtojë qëndrimin e tij në SHBA për shkak të sulmit dhe u zotua të përgjigjet me forcë.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përsipër sulmin. Ushtria izraelite akuzoi grupin militant Hamas, i cili kontrollon Gazën, por një zyrtar i Hamasit tha se nuk kishte “interes” për ta bërë këtë.

Një javë e gjysmë më parë, dy raketa u lëshuan në Tel Aviv dhe askush nuk u dëmtua. Ushtria izraelite u përgjigj me dhjetëra sulme ajrore në të gjithë Gazën dhe plagosi katër persona.

Hamasi dhe zyrtarët izraelitë më vonë i thanë se ato raketa ishin lëshuar “gabimisht”./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303