33.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Gazeta e Vatikanit: Kriza në Shqipëri, si në ’97

spot_img

Gazeta e Vatikanit i ka kushtuar një artikull situatës politike në Shqipëri, duke shkruar për protestat e njëpasnjëshme të opozitës si dhe qeverisjes së Ramës. Gjithashtu, në gazetë është shkruar edhe për akuzat kundër qeverisë së Ramës nga opozita.

“Qeveria përfaqësohet nga kryeministri socialist Edi Rama. Partitë e opozitës dhe protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij dhe thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme. Akuzat kundër qeverisë së Ramës lidhen me afërsinë e tij me organizatat kriminale dhe biznesmenët. Një skandal u shënua verën e kaluar, kur u zbulua që qeveria lejoi devijimin e projektit të lumit të Tiranës, Lanës, për të lejuar një oligark kontrovers të ndërtonte një kompleks rezidencial luksoz. Që nga vjeshta e kaluar ka pasur disa demonstrata ku janë sulmuar ndërtesat e qeverisë. Protestat e ditëve të fundit fokusohen tek akuzat ndaj qeverisë për manipulimin e zgjedhjeve, shtoi faktin se partia në pushtet është- sipas akuzave – e ndikuar fuqishëm nga trafikantët që e bënë Shqipërinë një bazë solide për trafikun e drogës në Evropë. “Arsyeja themelore për protestat – deklaroi ish kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ish-president dhe kryeministër për 13 vjet – është shkelja masive e rregullave zgjedhore të denoncuara nga bashkësia ndërkombëtare në raportin e OSBE-së për të cilat në 20 për qind të rasteve u ble vota. Janë shfaqur përgjime nga të cilat rezulton se grupet kriminale në rrethe rezultojnë të kenë blerë vota dhe të kenë imponuar rezultate të caktuara në zgjedhje “. Në disa rrethe kishte më shumë vota se sa votues, por në fund vëzhguesit certifikuan vlefshmërinë e zgjedhjeve”, shkruhet në gazetë.

Më tej, në artikull shkruhet se momentalisht gjetja e një rrugëdaljeje duket shumë e komplikuar. Ndërkohë, gazeta shkruan se Shqipëria ndodhet përpara një krize, si ajo e ’97-ës.

“Shqetësimi është shumë i madh përballë një krize të ngjashme me vitin 1997, kur vendi ra në kaos dhe anarki. Tani kohët kanë ndryshuar, por kontradiktat mes palëve politike janë shumë të mëdha. Për Radio Vatikanin, Kryepeshkopi Metropolitan i Tiranës-Durrës dhe Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare, Monsinjor George Frendo, argumentoi se: “Situata në Shqipëri është tragjike, për fat të keq nuk ka dialog mes partive politike. Ndoshta është pak a shumë faji i të gjithëve: Që të ketë dialog duhet vullneti i mirë i të gjithëve. Dialogu është e vetmja rrugë për një zgjidhje të drejtë “. Bashkimi Evropian gjithashtu nënvizoi urgjencën e rindërtimit të një platforme kombëtare ku palët mund të përballen dhe të dialogojnë në interesin më të mirë të vendit”, shkruhet më tej./real-news.tv

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat