Tek spitali ‘Shefqet Ndroqi’ ka një fluks të madh pacientësh, që duhet të kurohen nga Covid-19.
Përveç urgjencave nga rrethet e veriut këtë javë janë edhe urgjencat nga Tirana që i kanë shtuar fluksin spitalit.
Gazetari i Balkanweb, Erjon Skëndaj raporton se ambulancat kanë prej 1 ore që presin kurse një pacient edhe pse në gjendje të rëndë nga COVID-19 qëndroi jashtë 90 minuta derisa u lirua një shtrat. Ai gjithashtu tregon se një shqiptar nga Greqia ka ardhur në Shqipëri vetëm se e kishte nënën rëndë me COVID-19 dhe se prej 3 ditësh ajo ndodhet në katin e parë të Urgjencës dhe ende pret për një shtrat në spital.