Gazetari gjerman i përgjigjet Ramës: Kam parë laboratorin e drogës në Xibrakë, artikull tjetër për mafian

Gazetari gjerman i gazetës pestigjioze “Bild” paralajmëroi se do të ketë një artikull të ri për mafian shqiptare. “Po grumbullojmë të dhëna dhe do të kemi në reportazh për mafin shqiptare, krimin dhe drogën”, tha gazetari gjermann i pyetur nga Krasta.

Në lidhje me akuzat që janë hedhur ndaj tij nga njerëzit e Ramës në PS, se ai është paguar për të bërë shkrime të tilla, Peter Tiede deklaroi se kjo mund të ndodhë në Shqipëri, por nuk ndodh me gazetarët në Gjermani.

“Ajo që duhet ti japë përgjigje Rama është të përballet me faktet se përse nuk funksionon Gjykata Kushtetuese”, tha gazetari gjerman. Ai tha se ka parë fusha të mbjella me kanabis kur ka qenë në Shqipëri dhe është njohës i mirë i trafikut të drogës që mbërrin në vendet Europiane nga Shqipëria duke kujtuar ngarkesat e kokainës nga porti i Durrësit si dhe ato të heroinës. “Kam parë labaoratorin e drogës në Xiubrakë”, tha Tiede.

KJo fjali e fundite cituar nga gazetari gjeramn duket se ëhstë një paralajmërim i fortë për Ramën. Jo më kot ai i ka kujtuar Ramës laboratorin drogës të Xibrakës. Hetimi i këtij laboratori ishte fillimisht në duart e autoriteteve gjermane, të cilët duket se kanë të dhënë të reja në lidhje me atë që nuk mund të jetë hetuar nga laborator droge.

Një nga njerëzit e farët të familjes Rama, vëllai I tij Olsi është përfshirë direkt në këtë laborator dhe ish-Kryeministri Berisha ka treguar me prova lëvizjet e Olsi Ramës me kreun e bandës së trafikut të drogës të laboratorit të Xibrakës.