fbpx

Gazetari Hoxha publikon foton e pazakontë: Ja ç’hanë shqiptarët e karantinuar, do i nxirrni namin…

foto.png

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pak më parë në rrjetin social Facebook një foto, e cila sipas tij, është menuja e mëngjesit për shqiptarët e riatdhesuar dhe të karantinuar në një hotel në Shëngjin.

Postimi i Artan Hoxhës:

Kjo qe shikoni ne foto, ishte menuja e mengjesit, per shqiptaret e sapo kthyer nga Italia, te karantinuar ne hotel-resortin e Shengjinit…Mesa duket, autoritetet po kujdesen fort edhe per nivelin e kolesterolit te te karantinuareve. Madje, po i mbajne ne diete te rrepte, per te mos patur probleme me obezitetin.

Sigurisht, nuk pretendon njeri, qe t’i çoni per mengjes, salmon te tymosur, apo petulla me mjalt. Por, te pakten shtojuni dhe nje kokerr veze te skuqur me shume, nje fete buke me teper, shoqeruar edhe me ndonje flet qepe, per tu rritur imunitetin… Jo per gje, por do i hapni namin e keq resortit turistik me 5 yje, te prenotuar nga qeveria per karantinim…

Pak ditë më parë gazetari publikoi dhe fotot e fluturimit të shqiptarëve nga Italia me Air Albania, ku vihej re se nuk ishin respektuar në asnjë rast hapësirat dhe distancat mes njerëzve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303