fbpx

Gazetari i infektuar me Covid-19 bën apelin e fortë për mjekët

Gazetari Lutfi Dervishi ka komentuar serish situatën nga koronavirusi në vend. Ai drejton emisionin e tij nga shtëpia, ku thuhet se është infektuar nga Covid-19, por ende nuk e ka konfirmuar.

“Le të mendojmë për një moment se mirë apo keq gjatë këtyre 8 muajve ne kemi patur fundjava dhe pushime verore- por mjekët dhe personeli shëndetësor që janë në vijën e pare kundër covid- 19 – janë heronjtë e kohës dhe kurrë nuk do të mundemi t’i vlerësojmë për atë çfarë po bëjnë!”, shkruan Lutfi Dervishi.

E më pas vazhdon për lodhjen e mjekëve për shkak të interesit të shtuar të njerëzve që janë me covid-19.

“E keni provuar lodhjen pas një dasme për shkak të pagjumësisë? Po mërzitjen kur 5 persona ju pyesin për të njëjtën gjë? Po bezdinë e telefonatave orë e pa orë më pyetjet nga më të çuditshmet? Po stresin kur nga puna juaj varen jetë njerëzore?” përfundon Dervishi.