13.5 C
Tirana
E martë, 28 Maj, 2024

TË FUNDIT

Gazetari i zhdukur, Turqia do të kërkojë brenda Konsullatës Saudite

spot_img

Turqia do të hyjë në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll për të kontrolluar ambientet e brendshme të saj, pas zhdukjes së mistershme të gazetarit saudit Jamal Khashoggi, një kritik i ashpër i regjimit në vendin e tij.

Ministria e Jashtme saudite përcolli gatishmërinë e Rijadit për të bashkëpunuar dhe kërkesa e Ankarasë e ka marrë tashmë “dritën jeshile”. Khashoggi u pa për herë të fundit duke hyrë në konsullatë, ku do të tërhiqte disa dokumente që i duheshin për martesë. Por, ai nuk doli më prej konsullatës.

Autoritetet turke janë të bindura se reporteri është torturuar e vrarë brenda godinës.

Por, sauditët këmbëngulin se 59-vjeçari ka dalë prej andej shumë shpejt.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat