Gazetari Mentor Kikia me anë të një statusi në Facebook ka reaguar mbi ndryshimet e bëra dje në qeveri.
Kikia shkruan se këto janë dy zgjedhje për t’u përshëndetur, pasi Çuçi është një njeri civil i thjeshtë dhe një zyrtar pa histori aferash që e ndjekin nga pas.
“Dy zgjedhje për tu përshëndetur
Pas shumë “sygjerimesh” dhe hipotezash, zgjedhja e Ramës për të drejtuar Ministrinë e Brendshme ishte surprizë. Nga ushtaraku Sandër Lleshi, kjo ministri kalon nën drejtimin e Blendi Çuçit. Një njeri civil, jo thjeshtë për faktin se nuk ka mbajtur ndonjëherë uniformë. Dhe, një zyrtar pa histori aferash që e ndjekin nga pas.
Për tu duartrokitur është rikthimi i Milva Ekonomit në qeveri, për të drejtuar një nga ministritë më “vulnerabël”, siç është bujqësia. E kam përshëndetur zgjedhjen e kësaj gruaje dhe zyrtareje model edhe në krye të Ministrisë së Ekonomisë dhe Turizmit, dhe e përshëndes edhe tani. Ajo është ndër të rrallët ministra këto 30 vjet, që kanë drejtuar këtë institucion të rëndësishëm të qeverisë, dhe e kanë lënë zyrën, pa lënë pas histori aferash korruptive.”, shkruan Kikia.