fbpx

Gazetari Lela nga protesta: S’do ta fal kurrë Ramën dhe Sandër Leshin!

Ai u arresua dhunshëm nga policia ditën e shembjes së Teatrit Kombëtar dhe sot ka folur në protestë.

Gazetari Alfred Lela tha sot se nuk do ta falte kryeministrin Edi Rama, dhe as ministrin e Brendshëm Sandër Lleshajn, pasi ata nuk e pranuan dhunën e ushtruar.

“Më thanë se më kishin ngatërruar me Niçen, u gëzova. Por më thanë më pas se më kishin ngatërruar me Niçen e Shijakut. Unë erdha këtu sot për të përshëndetur heronjtë e vërtetë, me H të madhe, Edmond Budinën, Liçajn, Malkajn, e shumë e shumë të tjerë që kanë qëndruar bashkë për 27 muaj. 27 duket si një numër, por unë që kam kaluar dy orë e gjysmën në komisariat e di se çdo të thotë 27 muaj. Shumëzoje me qindra e qindra herë. Jua respektojë sakrificën, dhimbjen, ju them se nuk ishte dështim. Shteti që udhëheq, erdhi hajdushçe në mes të natës, pa gdhirë agimi për të shembur një ndërtese që e kujt është? Është e shtetit, dhe e jona, por nuk është e pushtetet. Është e njerëzve, e jona. I kam falur policët, pasi janë bija dhe bijë nënash. Na bën kokë turku, por nuk jemi të parët. Nuk do ta fal Edi Ramën dhe Sandër Leshin. Nuk do ta fal jo se u dhunova atë ditë, nuk do ta fal sepse ishin të pazotë për ta pranuar dhe njohur dhunën, për të qenë burra në Shqipëri e të thonë; na fal se ashtu ndodhi. Nuk mundën se janë burracak. Që të mos keqkuptohemi; që s’kam ndërmend të marr pushkën. Ajo që ndodhi me teatrin nuk ishte suksesi i pare i edi Rames. Dua te përmend disa prej tyre. Kanabizimi i vendit cep me cep. Detyrimi i shqiptareve për te ikur dhe për te lëne këtë vend, si asnjë here me pare.”, tha Alfred Lela.