fbpx

Gazetari pyet Haradinajn, Rama përgjigjet i nervozuar dhe i përmend “kazanin”

rama-haradinaj-ok.jpg

Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij, se Bashkimi Evropian duhet të ndryshojë qasje ndaj Kosovës sa i përket të ardhmes së saj integruese.

Gjatë një konference të përbashkët për mediat, me homologun e Kosovës Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së dy qeverive në Pejë, Rama tha se është e papranueshme që Kosova të lihet pas dore.

“Na kanë rroganisur kokën, kaloni demarkacionin dhe do ju japim vizat. Ndërkohë, Serbia është në kapitull negocimi pa e njohur akoma Kosovën. Nuk kuptohet, ose kuptohet por nuk thuhet, që BE mendon: Prisni njëherë se kemi ca halle këtu. Kjo është e papranueshme. Ne jemi të vegjël për të pasur forcën t’i ndryshojmë këto gjëra, por ne sidoqoftë do të vazhdojmë të cojmë para proceset e shqiptarëve për shqiptarët”, tha Rama.

Por nisur nga kjo deklaratë, një gazetar i Klan Kosovës, Besnik Tahiri, i drejtoi një pyetje kryeministrit Haradinaj, në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi.

“Z. Haradinaj  a jeni penduar qe e keni votuar demarkacioni, sepse siç edhe Rama e permendi, ka qenë gabim?”, ishte pyetja e gazetarit. Pyetje që ngacmoi kryeministrin shqiptar për të dhënë këtë përgjigje: “Ku e dëgjove se unë thash që është gabim. Ku e dëgjove që thash ashtu, unë jam këtu. Shko në kazan thuaje këtë, jo këtu para meje. Po deshe eja më prek nëse do me pa a jam i gjallë”, i tha Rama gazetarit Tahiri.

E para se të parashtrohej kjo pyetje, Edi Rama për korrigjimin e kufirit tha se kjo është një çështje e cila duhet trajtuar me një vizion të qartë strategjik.

“Na takon të gjithëve që të ulemi të diskutojmë dhe ta shikojmë të ardhmen në mënyrë të qartë dhe strategjike. Nuk mund të vazhdohet historia e një dialogu që ecën me fotografi e takime, por që nuk gjen zbatim në raportin konkret të bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe serbe në tokën e rajonit tonë”, tha Rama

/RealNews

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *