fbpx

Gazetari shqiptar në Pekin jep dyshimet e forta: Thuhet se koronavirusi mund të ketë ardhur nga…

gazetar.png

Gazetari Edison Myrteza ka folur për “ABC e mëngjesit” në një lidhje direkte nga Pekini. Teksa ka folur për situatën nga koronavirusi, ai ka thënë se ka disa dyshime të forta në Kinë, ku thuhet se koronavirusi që mund të ketë ardhur nga amerikanët për lojërat ushtarake

Do të bëhet një hetim shumë i rëndësishëm sot. Mediat kineze u kanë ardhur shumë informacione, por nuk dihet nga ka ardhur virusi. Një hiperbolë është që mund të ketë ardhur nga amerikanët për lojërat ushtarake, janë shumë të tilla. Po nuk ka diçka zyrtare se nga ka ardhur virusi.

Më tej, gazetari ka treguar edhe sesi do të veprohet për Vitin e Ri kinez pas daljes së vaksinës.

Nëse do ta krahasojmë me vitin e kaluar, ky vit është shumë më i mirë, pasi vaksina nuk ishte gati dhe personat nuk mund të lëviznin. Ndërsa tani Viti i Ri kinez sërish do të festohet në familje, por të gjithë ata që do të dalin nga Pekini apo qyteti ku janë, do tu kërkohet të bëhet tamponi. Këto janë masa që janë marrë deri më tani.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303