Gazetarja Iva Tiço rrëfen momentin e vështirë të ndarjes nga jeta të babait: Ishte shkatërruese

iva.png

Gazetarja Iva Tiço ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë” ku rrëfeu për ndarjen nga jeta të babait të saj, padyshim një prej momenteve më të vështira në jetë për të. Iva e filloi rrëfimin me shprehjen e huazuar në një film “Një vajzë rritet kur i vdes babai”, dhe pikërisht kështu kishte ndodhur edhe me atë vetë, kjo ngjarje i ka ndryshuar jetën.

Ajo tha po ashtu se gjithmonë ka qenë “vajza e babit” dhe tani vazhdon të jetë, edhe pse e ka humbur në një moshë të re, ndërsa tha se bën pjesë tek grupi i atyre vajzave që lidhjen e kanë pasur gjithmonë më të ngushtë me të atin. Për Ivën, nisur edhe nga eksperienca e saj, kjo ndodh pasi këto vajza e shohin babain si mashkullin ideal, për shkak të historisë së dashurisë që ai ka përjetuar me nënën e tyre dhe e vogël gjithmonë ka thënë se “dua të martohem me babin tim”.

Nga ana tjetër Tiço tha se ndarja e tij nga jeta ka qenë shkatërruese dhe për ata që pyesin: “Si e ke kaluar?”, përgjigjet: “Kush tha që e kam kaluar?” . Iva tregon se mësohesh me faktin, por nuk je asnjëherë e njejtë pas asaj që ndodh. Ndërkohë nga kujtimet që ka me të, ajo thotë se mban mend vetëm ato të bukurat, ndërsa thotë se të gjithë ato që kanë ende babain janë me fat.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303