fbpx

Gazi i lëngshëm/ Ministrja Balluku: 2 arsye pse ka rëndësi për vendin tonë

ball.jpg

Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në seminarin “Mbi Teknologjinë e Gazit të Lëngshëm” deklaroi se gazi natyror und të gjejë shumë përdorime në vendin tonë dhe të sjellë përfitime të shumta direkte për përdoruesit fundorë përsa i përket kostos dhe efikasitetit.

“Ky takim nderinstitucional dhe gjithëpërfshirës është i rëndësishme për Shqipërinë për dy arsye të veçanta: Së pari, ky bashkëpunim do të përforcojë më tej partneritetin strategjik të konsoliduar tashme midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe së dyti, sepse studimi i potencialit të depërtimit të gazit natyror të lëngshëm në shkallë të vogël dhe shpërndarjen me kontenier në tregun shqiptar, është një mundësi e shkëlqyer për ne.” tha Balluku.

Në seminar ishin të pranishëm gjithashtu, Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, Asistent Sekretari për Hidrokarburet në Departamentin Amerikan të Energjisë, Steven Winberg, drejtues Institucionesh si dhe ekspertë amerikanë në fushën e gazit të lëngshëm.

“Ndikon edhe tek çmimi i ulët, por edhe për të ulur ndotjen. Duam ta shohim Shqipërinë mirë dhe ta ndihmojmë Shqipërinë.” tha Yuri Kim.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303