fbpx

Gdhend në trup tatuazhin më të bukur dedikuar …

Untitled-4-2.png

Në prill të këtij viti, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, u bënë prindër për herë të dytë. Ata u bekuan sërish me një vajzë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë futbollisti, pasi ka ndarë në rrjete sociale një foto shumë emocionuese, duke mbajtur të voglën në krahë.

Graniti është shprehur më shumë se i lumtur për ardhjen në jetë të vajzës dhe ka zbuluar emrin e veçantë që kanë zgjedhur për të.

“Nuk kam më vetëm një princeshë të bukur, tani kam dy. Laneya Xhaka 24/04/2021”, ka shkruar Graniti përkrah fotos.Origjina e emrit Lanyea nuk është e njohur, por përdoret në mbarë botën. Thuhet se ky emër frymëzon gjallëri, këmbëngulje dhe bujari.

Ata ja dolën mbanë që lajmin ta mbanin të fshehtë për një kohë të gjatë derisa vendosën që ta zbulonin vetë për ndjekësit e tyre në rrjete sociale. “Familja jonë e vogël po rritet… Mezi po presim të të njohim”, shkroi Graniti përkrah fotos me familjen e tij.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303