Gega zbulon ekipin: Arbitri nuk mendoi…

Humbja me Laçin ka qenë thjeshtë aksidentale për Partizanin, që u rikthye te fitorja, teksa mposhti 3-1 Flamurtarin dhe e dërgon në 10 distancën me ndjekësit. Pas takimit, trajneri i të kuqve, Skënder Gega tha:

Sa vjen e shtohet presioni. Kemi kohë në vendin e parë, dhe e filluam lojën me 1-0. Deri në atë pjesë, luajtëm mirë. Pas kartonit të verdhë të Trashit, u shpërqendruam, Vlora erdhi më lart. Te rasti i golit qe një përgjumje e mbrojtjes. Presioni ishte, dhe i lamë për pjesën e dytë. Ky është ekipi. E kam thënë, sot e kthejmë kokën nga stoli dhe kemi opsione. Jo gjithmonë ndërrimet kanë efektin pozitiv, por ndonjëherë funksionojnë, ndonjëherë jo. Për fatin tonë, sot me Hebajn funksionoi. Kemi kohë që duam t’i japim konfidencë atij. Reagimi i jashtëzakonshëm. Është tërheqje, faull. E verdha mund të jetë e drejtë, por pak minuta më parë ishin ndërhyrje të ashpra ndaj Malës dhe Dukës. Nuk besoj se arbitri ka pasur qëllim të dëmtojë Partizanin. Është e madhe për ne që Trashi nuk do jetë në derbi. Rëndësi ka që morëm 3 pikët sot.”-tha mes të tjerash Gega./real-news.tv/