fbpx

Genc Prelvukaj emërohet si udhëheqës i APIK

genci.jpg

Këngëtari i njohur Genc Prevlukaj na tregoi se i është besuar një detyrë mjaft e rëndësishme.

Reperi është emëruar si udhëheqës i shoqatës APIK, e cila njihet si shoqatë që merret me mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe pronësisë intelektuale në Kosovë.

Prelvukaj ka reaguar me një shkrim të gjatë në Facebook, duke i falënderuar ata që ia besuan këtë pozitë.

“Te nderuar autorë, prodhues dhe interpretë

Para pak ditesh bordi i Shoqates per menaxhim kolektiv të së drejtës së autorit : APIK, më ka besuar detyrën e pozitës së parë në ekzekutiv. Me pajtueshmëri të plotë të tyre, jam zgjedhur drejtor i shoqatës së vetme në vend që vihet në shërbim të autorëve, prodhuesve dhe interpreteve, e njohur dhe e licensuar nga organet shtetërore. Paralelisht me nderin e drejtimit të saj, vjen edhe një rruge e mundimshme, e gjatë, plot stres dhe shumë lodhje. Megjithatë duke besuar në mbështetjën e secilit përbrenda komunitetit artistik, gjërat mund ti shtyjmë edhe më tej në aspektin pozitiv.

Shoqata “APIK” është drejtuar në kohën e saj më të vështirë, nga themelimi dhe deri sot, përreth shtatë viteve nga Florent Boshnjaku, puntor i madh dhe njeri i mirë me shumë vullnet, për ti dhënë kësaj cështje drejtimin e duhur. Është bërë shumë pavarësisht pengesave, problemeve, diskutimeve të shumta me cdo organ shtetëror apo subjekt juridik shfrytëzues i punës së autorëve, interpretëve dhe producentëve, punë e mbrojtur sipas ligjit në fuqi.

Antarët e rregjistruar në “APIK” e kanë pasur gjithnjë parasysh rrugën e gjatë dhe të vështirë deri në realizimin e plotë synimeve mbi bazën e të cilës është themeluar shoqata. Në fazën ku ndodhet “APIK” tani, na pret një punë e vështirë, me shumë ngarkesë duke filluar me zgjerimin e ekzekutivit deri te fillimi i mbledhjës së detyrimeve ekonomike që transmetuesit e cfarëdo lloji, kanë ndaj komunitetit që “Apik” përfaqëson. Në këtë kontekst ftoj të gjithë autorët, prodhuesit dhe interpretët në vend, të qëndrojnë në mbështetje të “APIK”-ut , sepse me një ndërlidhje të tillë synimet dhe të mirat e përbashkëta do të jenë shumë më afer” (sic.), ka shkruar Genc Prelvukaj.

Rikujtojmë se Genci është përfolur së fundmi jo vetëm për projektet muzikore të suskesshme por edhe për lidhjen e tij me këngëtaren e njohur Eni Koci. /real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303