Genoa ndal Juventusin, bardhezinjve nuk u mjafton goli i Ronaldos

123-8.jpg

Gjatë përballjes Genoa - Juventus

Pas 8 fitoresh radhazi, në po kaq javë të kampionatit, u desh pikërisht Genoa, që të zbresë në “Allianz Stadium” dhe të ndalë Juventusin e Cristiano Ronaldos, që sot regjistroi barazimin e parë, me rezultatin 1-1.

Bardhezinjtë e nisën mjaft mirë sfidën dhe arritën të zhbllokojë rezultatin pikërisht me portugezin Ronaldo, që sot shënoi edhe golin e 5-të sezonal me fanellën e Juventusit.

Gjithsesi Genoa u zgjua në pjesën e dytë dhe arriti të baraspeshojë gjithçka në minutën e 67’, kur braziliani i dalë nga akademia e Interit, Daniele Bessa shënoi pas një krosimi me kokë.

Reagimi i Juventusit ishte i menjëhershëm dhe të besuarit e Allegrit arritën të krijojnë disa mundësi për të gjetur golin e avantazhit, por nuk ia dolën të thyejnë portierin Radu dhe sfida përfundoi 1-1.

Përveç Juventusit kryesues i kampionatit, sot u ndal edhe sulmuesi polak i Genoas, Krzysztof Piatek, kryegolshënuesi i kampionatit, i cili shënonte prej 7 javësh radhazi, por ndaj bardhezinjve nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303