fbpx

Gent Cakaj bëhet ‘de facto’ ministër i Jashtëm

cakaj-rama.jpg

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme kërkon që Gent Cakaj të njihet “de facto” si kreu i diplomacisë shqiptare.

Në një letër drejtuar përfaqësive diplomatike të akreditura në Shqipëri, Ministria e Jashtme i vë në dijeni për përbërjen e re të Këshillit të Ministrave.

Në letër thuhet se Kryeministër dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme është Edi Rama. Ndërsa saktësohet se ‘de fakto’ ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme është Gent Cakaj.

Gjithashtu prej datës 23 janar 2019, Kryeministri dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Edi Rama i delegon zyrtarisht zotit Gent Cakaj kompetencat e plota të ministrit për drejtimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe për përfaqësimin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë”- thuhet ndër të tjera në letër./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303