13.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

TË FUNDIT

Gent Cakaj jep dorëheqjen si ministër i Jashtëm, vjen reagimi i shpejtë i Yuri Kim, ja ç’shkruan

Kryeministri Edi Rama bëri ditën e sotme disa ndryshime në qeveri, ku një ndër to ishte vendosja e Olta Xhaçkës në krye të Ministrisë së Jashtme. Ndërkohë, Gent Cakaj bëri një reagim në rrjete sociale, ku njoftoi se i ka paraqitur kryeministrit Rama dorëheqjen.

Postimi i Cakajt:

Të nderuar qytetarë,

Dëshiroj të ju njoftoj që sot, e martë, 29 dhjetor 2020, i kam paraqitur Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, dorëheqjen e parevokueshme dhe me efekt të menjëhershëm si Ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Pas përfundimit me shumë sukses të kryesisë së OSBE-së, hapjes së negociatave për anëtarësim me BE-në, punës së jashtëzakonshme për të siguruar një ulëse në Këshillin e Sigurimit për 2022-2023, zbatimit të një sërë masash të pashembullta për ngritjen e faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, si dhe duke qenë se Shqipëria është në pragfushatë zgjedhore, ku unë nuk synoj të angazhohem si kandidat për deputet, konsideroj që kapitulli i shërbimit tim në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar.

Dua të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim ndaj Kryeministrit Rama, për besimin e dhënë dhe bashkëpunimin e ngushtë në rrethana jo të lehta për Shqipërinë. Po ashtu, u jam shumë mirënjohës të gjithë bashkëpunëtorëve dhe stafit të MEPJ, për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin e përbashkët, për të ndërtuar një sistem diplomatik të denjë për ambiciet e Shqipërisë evropiane dhe të pakompromis në mbrojtje të interesit qytetar e kombëtar.

Në mbyllje, nënvizoj, mes tjerash, se angazhimi i Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin e forcuar marrëdhënien me shqiptarët në rajon duhet të vazhdojë me çdo kusht apo çmim.

Faleminderit nga thellësia e zemrës të gjithëve për mbështetjen, kritikat e punën e përbashkët! E keni për jetë mirënjohjen time – shërbimi ndaj jush ka qenë nderi më i madh i jetës sime!

Ndërkohë, lidhur me vendimin e tij, ka reaguar dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Postimi i Yuri Kim:

Faleminderit @CakajGent për të gjitha përpjekjet tuaja për të forcuar marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-të, përfshirë këtu edhe aleatët e @NATO. Miqësia midis dy vendeve tona vazhdon për shkak të udhëheqësve si ju. Ju urojmë suksese në të gjitha përpjekjet tuaja të ardhshme. Faleminderit!

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat