Gent Gazheli dha dorëheqjen pas çështjes së Alvin Berishës, ja kush do ta zëvendësojë

Gent Gazheli ish-ambasador i Shqipërisë në Turqi dha dorëheqjen pas publikimit të rastit të Alvin Berishës.

Ai fillimisht kishte premtuar që do të shkonte në Siri që ta merrte Alvinin nga kampi por më pas kishte mbyllur telefonin.
Pas publikimit të rastit nga emisioni investigativ “Le Iene”, ai dha dorëheqje.

Nesër komisioni për Politikën e Jashtme pritet që të emërojë ambasador Kastriot Robon.

Komisioni për Politikën e Jashtme

Rendi i dites

Ora:11.00

Ne rend të dites:

Seancë dëgjimore për emërimin në postin e Kreut të Misionit Diplomatik të z. Kastriot Robo, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë