Gent Ibrahimi: Kreu i Prokurorisë së Posaçme do vlerësohet mbi 7 kritere

ty.jpg

Në një deklaratë për mediat Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi u shpreh se në datën 18 dhjetor, tre kandidatët e kryetar të SPAK do të zhvillojnë seancën dëgjimore, në të njëtën mënyrë sesi u veprua me kandidatët për postin e kryeprokurorit.

Kandidatët që kanë shprehur interes për këtë post janë Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili.

Ibrahimi pohoi se vlerësimi i kreut të SPAK dhe përzgjedhja e tij do kalojë filtrin me 7 kritere, të cilat do të jenë sa profesionale aq dhe morale.

Dosjet e tyre janë në këshill. Seancat dëgjimore do të zhvillohen me 18 dhjetor dhe do të jenë publike, besoj do të jetë njësoj si me prokurorët e përgjithshëm. Do t’i vlerësojmë këto kandidatë mbi 7 kritere. Ne kemi marrë një vendim në bllok për këta prokurore kanë shërbyer tek Krimet e Rënda. Me datën 19 do të fillojnë punë tetë prokurorët që kemi zgjedhur. Kur bëhet fjalë për ristrukturim nuk shohim kërkesat e prokurorëve, por nevojat e sistemit. Nevojat më të mëdha janë më shumë në Tiranë, por edhe në Durrës ka probleme. Problemet në Tiranë janë më të mëdha. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka qenë ligjërisht si prokurori karriere. Jo të gjithë kanë shkuar në SPAK. Në datë 20 nuk do ketë as Gjykatë dhe as Prokurori të Krimeve të Rënda.Vendimet tona hyjnë në fuqi me datën 19″,-tha ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303