fbpx

Gent Ibrahimi zbulon arsyen: Ja përse po vonon ngritja e SPAK

gento.jpg

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi gjatë fjalës së tij në seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Monitorimit të Zbatimit të Ligjit për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë foli për krijimin e SPAK, ku tha se institucioni që ai drejton ka miratuar listën me 15 kandidatë për SPAK, ndërsa shtoi sot se ky institucion nuk është formuar ende pasi anëtarët duhet më parë të kalojnë procesin e vettingut në formë të prerë.

 “KLP ka miratuar listën prej 15 kandidatë për anëtarë te SPAK. Ende sot nuk ka SPAK sepse ende nuk ka përfunduar procesin e vettingut me vendim të formës se prerë. KLP do i duhet të marrë vendim nëse mundet që SPAK të krijohet me më pak se 10 anëtarë, apo ka imponim kushtetues. Na takon ne të themi nëse është e mundur apo jo që SPAK të nisë me 10 anëtarë. Në marrjen e këtij vendimi do na duhet të marrim parasysh edhe disa elemente praktikë”-tha ai.

Ai u ndal edhe tek procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit të Përgjithshëm. Sipas Ibrahimit, ky proces duhet të jetë i barabartë për të gjithë kandidatët, ndërsa theksoi se në fund zgjedhja e tyre do varet nga vlerat e tyre.

“Kur hapen gara për pozicione të rëndësishme si kryeprokurori, këshilli ka detyrën të vë në kushte të barabarta kandidatët. Rregulloret që ne bëmë, në llogari të fundit të mos kishte asnjë pabarazi mes kandidatëve. Kandidat kanë mundësinë të tregojnë vlerat e tyre”-shtoi ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303