Genta Ismajli më romantike se kurrë, i thurr vargje dashurie biznesmenit turk

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat përsa i përket jetës private dhe profesionale në Turqi.

Ajo po shijon fejesën me biznesmenin turk dhe shpesh herë ndan me ndjekësit momente të lumtura që përjeton me të.

I fejuari shpesh herë e surprizon Gentën me dhurata luksoze, duke i treguar dashurinë e madhe që ndjen për të.

Së fundmi ka qenë Genta ajo që ka bërë një dedikim romantik për Hysenin. Ajo ka postuar në “Instagram” një foto ku ai i puth dorën asaj dhe në mbishkrimin ka shkruar disa vargje poezie.

“I dua sytë e mi kur ti i shkon. E dua emrin tim kur ti e thërret. E dua zemrën time kur ti e prek atë. E dua jetën time kur ti je në të”, ka shkruar Genta në foto