George Clooney i tmerruar: ISIS mund të vrasë fëmijët

George Clooney është i frikësuar për familjen e tij! Bashkëshortja, një avokate shumë e shquar, Amal Clooney është duke drejtuar një çështje kundër ISIS në Francë.

Nisur nga kjo, ylli i Hollivudit është shprehur se është shumë i shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tij, binjakëve Aleksandër dhe Ella pothuajse dy vjeç.

“Nuk duam që fëmijët tanë të jenë objektiv sulmi, kështu që duhet t’i kushtojmë vëmendje”, shpjegoi ai.

Në një intervistë për “The Hollywood Reporte” aktori theksoi se çdo ditë po përballen me problemin e sigurisë.

Çështja që po trajtohet nga Amal Clooney është padia në Francë kundër Lafarge, një gjigant francez i çimentos, i cili dyshohet se ka paguar militantët e ISIS për të mbajtur një fabrikë në Siri veriore.

Prandaj, akuza për kompaninë është ajo e pjesëmarrjes në krimet e ISIS.

Një grup i grave Yazid, i ndihmuar pikërisht nga gruaja e Clooney, hyri në procedura civile duke kërkuar kompensim: viktimat, në fakt, u rrëmbyen nga ISIS dhe u shndërruan në skllave seksuale për ushtrinë.

“Ky proces – siç tregoi Amal Clooney në nëntor, kur u paraqit çështja – është një mundësi për të vendosur që ISIS dhe të gjithë ata që e ndihmojnë atë, do të mbajnë përgjegjësi për krimet e kryera dhe se viktimat do të kompensohen “.

Gruaja e George Clooney është njëkohësisht e angazhuar në një tjetër gjyq kundër ISIS-it, kësaj radhe në Gjermani, ku një grua 27-vjeçare gjermane  ishte bërë pjesë e ISIS.