fbpx

George Clooney një baba singel, pa Amal

Hera e parë që aktori amerikan George Clooney braktis Italine dhe qëndron në Los Angeles, ku duket se po jeton një moment krize me bashkëshorten Amal Alamuddin.

Fotografët e revistës Chi e kanë fotografuar vetëm me një prej binjakëve të tij teksa shkonte tek pediatri.

Me një shall që i mbulon hundën dhe gojën, me xhinse dhe bluzë blu dhe në dukje i shqetësuar dhe shumë serioz, George ka braktisur rolin e aktorin seksi dhe ka veshur pektun e babit casual dhe shumë të mendueshëm.

Me fëmijën në krah ai ka shkuar në klinikën e pediatrit pa bashkëshorten e tij. Sipas të mirëinformuarve në familje mbizotëron kriza, aq sa Clooney dhe avokatja, të martuar 6 vjet më parë, mund të divorcohen, një divorc që mund të kushtojë 500 milion dollarë.

Cdo vit çifti i njohur kalon pushimet në Villa Oleandra, Itali, por këtë vit për shkak të emergjencës shëndetësore duket që zakoni i Clooney ka ndryshuar.

Tani për tani do të qëndrojnë në Los Angeles, pavarësisht daljeve të tyre të ndarë nga njëri-tjetri.