fbpx

Georgina Rodriguez shëtit në rrugët e Mançesterit me veshje mbi 2 milion euro

hjnb-1-1.jpg

Xheorxhina Rodrigez është një nga personazhet më të ndjekura në botë.

Nëna e fëmijëve dhe partnerja e Christiano Ronaldos i ka surprizuar edhe një herë të gjithë me një veshje që kap vlerën e më shumë se 2 milionë eurove.

Modelja argjentinase ka shëtitur rrugëve të Mançesterit me një fustan blu që përtej vënjes në pah të formave të saj perfekte, i la të gjithë me gojë hapur kur mësuan çmimin e gjithë veshjes.

Në foto ajo shfaqet në hyrje të vilës së saj në Mançester.

Xheorxhina e kombinoi fustanin e shkurtër me taka LeSilla me vlerë 765 euro.

Vlera e veshjes nis të rritet kur flitet për çantën që mbante me vete, sigurisht një Hermes, me vlerë 94 mijë euro. Artikujt më të shtrenjtë janë aksesorët që ka veshur atë ditë, dy unaza dhe një orë shumë e kushtueshme.

E para është një unazë diamanti dhe safiri me vlerë 800 mijë euro. Tjetri është një Cartier me vlerë 700 mijë euro.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303