fbpx

Georgina rrëfen si u njoh me Ronaldon

cristiano-ronaldo-georgina-rodriguez-t.jpg

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez janë duke shijuar një histori të bukur dashurie dhe nuk ngurojnë ta shprehin edhe në publik.

Në një intervistë për revistën “Elle”, Rodriguez ka treguar sesi ishte takimi i tyre i parë dhe se padyshim mund të quhet dashuri me shikim të parë.

Në qershor të vitit 2016 ajo punonte si asistente në një dyqan të një prej markave më të njohura të rrobave në Madrid. Ka qenë pikërisht kjo periudhë kur ajo është takuar për herë të parë me yllin e futbollit.

“U takova për herë të parë më Ronaldon në një dyqan, ku punoja si asistente shitjesh. Pak ditë më vonë e pamë përsëri njëri-tjetrin në eventin e një marke tjetër. Në këtë event patëm mundësi të bisedonim qetë jashtë ambientit tim të punës. Ishte dashuri me shikim të parë për të dy”, theksoi Georgina.

Ata janë prindër të vogëlushes Alana Martina. Ndërkohë që Ronaldo ka edhe tre fëmijë të tjerë, 8-vjeçarin Cristiano JR dhe binjakët 2-vjeçar Eva dhe Mateo të ardhur në jetë nga një nënë mbartëse./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303