‘Gjak në rrugë për kokën e Ramës’

Kryeministri, Edi Rama, gjate nje seance parlamentare ku eshte debatuar ne lidhje me ligjin e importit te mbetjeve./r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama smiles during a parliamentary session where is discussed about the solid waste import law.

Ish deputeti i PD Klevis Balliu, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Shkodra, shprehu bindjen se gjykata do të lirojë kolegun Bardh Spahia, i cili u arrestua me urdhër të paligjshëm.

“Të arrestuarit politik u kapën ditën që Rilindja u kap mat në përgjime, kjo tregon se Rama  nuk njeh gjë tjetër vec diktaturës. Si etërit e tij i arrestuan të atin, bijtë e komunizmit po arrestojnë të birin.” U shpreh Balliu.

“Nuk ka zgjedhje për të patur materiale zgjedhore në fletore zyrtare është botuar dekreti. Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të vendosë për dekretet e presidentit, asnjë deputet aq më tepër këta që janë kapur në përgjime me banditë. Këta nuk na impresionojnë më këto akte banditeske, vec se na japin forcë e fuqi. “ shtoi ndër të tjera ish deputeti demokrat.

“Më lejoni t’ju siguroj një gjë, në qelitë ku ndodhet sot Bardh Spahia, do të jenë ata, Habiljat e Bajrat. Po vjen koha që shqiptarët ti vënë lakun në fyt. Kam bindjen e plotë që do të lirohen nuk kanë asnjë provë për shkelje të ligjit. Nëse nuk lirohet do vijojmë betejën deri në lirimin e tij. Uroj gjykata të marrë vendimin e duhur. Do të vazhdojmë qëndresën tonë asnjë hap pas drejt fitores tonë të sigurtë. Nëse i mbajnë në burg është si të mbash në burg demokracinë ligjin e kushtetutën e do jetë një provokim që vështirë ti përmbahemi. Është Rama që kërkon konflikt civil, i duhet gjaku në rrugë për të shpëtuar kokën e tij. “- përfundoi Balliu.