Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë. Një automjet tip ‘Benz’ ka përplasur një biçikletë në fshatin Dushk. Për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i kësaj të fundit, L.SH., nga Lushnja.
“Informacion paraprak. Sot rreth orës 18:00, në aksin rrugor Rrogozhinë –Lushnje, në afersi të fshatit Dushk, shtetasi E. B. duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin L. Sh., 60 vjeç, banues në Lushnje, i cili po udhëtonte me biçikletë.
Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.