Gjak serish në rrugët e vendit, aksident me vdekje

Një aksidenti rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:15, në aksin rrugorë Tepelenë-Gjirokastër, ndërsa viktima nuk është identifikuar ende. Drejtuesi i autobusit, 45-vjeçari me inicialet L.R, është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër, ndërsa po punohet për zbardhjen e aksidentit.

“Rreth orës 18:15, në aksin rrugorë Tepelenë – Gjirokastër, në afërsi  të fshatit Humelic,  një autobus, me drejtues shtetasin L.R, 45 vjeç, banues Vlorë  ka goditur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër dhe po kryhen veprimet procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.