Gjakmarrje për nder/ Vriten 5 gra dhe 4 burra se kërcyen në dasmë

grate.jpg

Një gjykatë ka dënuar me burgim të përjetshëm tre persona në lidhje me njërën nga rastet më famëkeqe të “vrasjes së nderit” në Pakistan.

Omar Khan, Sabeer dhe Saheer ishin të gjithë të afërm të pesë grave që besohet të jenë vrarë pasi u filmuan duke kënduar dhe duartrokitur në një dasmë tetë vjet më parë.

Trupat e tyre nuk u gjetën kurrë. Dy burrat me të cilët ishin në video vazhdojnë të qëndrojnë të fshehur.

Vrasjet ndodhën për çështje nderi dhe shkaktuan një gjakmarrje që la edhe 4 burra të tjerë të vdekur.

Gjykata në Besham dënoi tre persona në lidhje me vrasjet e vitit 2012 dhe liroi 5 prej tyre.

Në vitin 2011 u bë virale një video nga një ceremoni martesore në një fshat në Kohistan. Në video janë katër gra, Bazeegha, Sereen Jan, Begum Jan dhe Amina, që këndojnë dhe duartrokasin.

Një vajzë e pestë, Shaheen nën moshën 18-vjeç raportohet se ishte e pranishme dhe u vra.

Gjithashtu në video shihej një burrë duke kërcyer dhe një tjetër që filmonte.

Por veprimi i tyre konsiderohet se theu rregullat në fshatin konservator.

Këshilli fisnor i akuzoi pjesëmarrësit për shkelje të zakoneve fisnore dhe i dënoi me vdekje.

Pesë gratë u vranë nga anëtarët meshkuj të fisit të tyre. Video u filmua në shtëpinë e Afzal Kohistani, i cili bëri publike vrasjet e grave.

Afzal Kohistani, i cili solli çështjen në vëmendjen e medias në vitin 2012, nuk jetoi dot për të dëgjuar vendimin e gjykatës.

Vendimi i tij për të folur çoi në vrasjen e 3 vëllezërve të tij në vitin 2013 ndërsa shtëpia e tij u shkatërrua dhe iu vendos zjarri.

Në mars të vitit 2019, Afzal Kohistani u qëllua për vdekje në qytetin veriperëndimor të Abbottabad.

scroll to top