18.5 C
Tirana
E martë, 21 Maj, 2024

TË FUNDIT

Gjashtë persona shpallen fajtor për dhunimin dhe vrasjen e një të miture

spot_img

Gjashtë burra janë gjetur fajtorë për përdhunim, torturë dhe vrasje të një vajze myslimane tetëvjeçare, në Kashmirin e administruar nga India.

Viktima ishte gjetur afër një pylli në qytetin Katua në janar të vitit 2018.

Ky rast ishte kthyer në kryelajm, pasi grupe hinduse dhe disa avokatë, kanë protestuar ndaj arrestimit të burrave.

Policia kishte arrestuar tetë persona, të cilët pohuan se ishin të pafajshëm.

Njëri prej tyre, djali i njërit prej personave të dënuar është liruar.

Në mesin e të akuzuarve përfshihet edhe një zyrtar qeveritar i dalë në pension, katër zyrtarë policie dhe një i mitur.

I mituri do të ndëshkohet ndaras, sipas akteve ligjore të Indisë.

Vajza 8-vjeçare kishte humbur në fillim të vitit 2018 dhe trupi i saj u gjet pothuajse tre javë më vonë.

Sipas hetuesve, vajza ishte mbyllur në një tempull lokal për disa ditë dhe i kishte dhënë qetësues të fortë që e mbanin të pavetëdijshme. Ajo ishte përdhunuar e torturuar për ditë  me radhë dhe më pas ishte vrarë./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat