fbpx

Gjen çantën me para, e dorëzon në polici

money.jpg

Një amerikan ka dorëzuar në polici një çantë me 10 mijë dollarë brenda, që e gjeti në metro.

Richard Taverna vuri re çantën në stacioinin e trenit në Lincoln Center.

“E mora dhe e pashë mos kishte ndonjë mjet identifikimi, kështu që mund të gjeja personin e duhur”, tha ai.

Brenda çantës kishte një shënim në rusisht. Pasi nuk gjeti agjent policie në stacion, burri e çoi atë në stacionin policor.

“E hapa çantën, dhe kishte një shumë të madhe parash”, tha ai.

Kishte njëqind dollarë me kartëmonedha 100 dollarëshe, në total prej  10,000 $.

“Nuk ishte e imja. Nëse dikush humbi $ 10,000, ndoshta po kalon shumë ankth”, tha Taverna.

Policia konfirmoi se çanta i përkiste një gruaje që jeton në Manhatan. Ajo po shkonte me pushime në Rusi dhe vetëm pak orë pasi e kuptoi se humbi çantën, ajo bëri një denoncim në polici, për të njëjtin vend ku burri tha se e gjeti çantën.

“Unë mendoj se është diçka që shumica e njerëzve do të kishin bërë. Nuk mendoj se kam bërë ndonjë gjë të jashtëzakonshme”, shtoi Taverna.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *