fbpx

Gjenden kutitë e zeza të avionit të rrëzuar në Etiopi

ethiopi.jpg

Hetuesit kanë gjetur regjistruesit e të dhënave të fluturimit nga avioni i ”Ethiopian Airline” që u rrëzua të dielën.

Pajisjet e gjetura në vendin e aksidentit ishin regjistruesi i zërit i Boeing 737 Max 8 dhe regjistruesi digjital i të dhënave të fluturimit.

Aeroplani ishte në rrugë nga Addis Ababa në kryeqytetin kenian, Nairobi, kur u rrëzua gjashtë minuta pas ngritjes, duke vrarë të gjithë 157 personat në bord.

Disa kompani ajrore kanë fajësuar modelin Boeing pas fatkeqësisë.

Avioni u rrëzua pranë qytetit të Bishoftu, 60 km në juglindje të kryeqytetit.

Pasagjerët ishin nga 30 shtetësi të ndryshme, duke përfshirë kenian, etiopian, kanadez dhe britanik./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303