Gjenden ndenjëset e avionit të Emiliano Sala

salaa.jpg

Zyra e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore e Anglisë është informuar nga zyra franceze se janë gjetur copa të ndenjësve të aeroplanit me të cilin po udhëtonte futbollisti Emiliano Sala.

“Në mëngjesin e 28 janarit, ne jemi informuar nga autoritetet franceze të sigurisë se pjesë të ulëseve të aeroplanit janë gjetur në një plazh afër Surainville në gadishullin Cotentin”, thuhet në këtë njoftim të zyrës franceze.

Pas këtij njoftimi, Zyra e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (AAIB) ka identifikuar një zonë prej shtatë kilometrave e cila pritet të hetohet.

Aeroplani në të cilin ishte Sala dhe piloti David Ibbotson është zhdukur nga radari të hënën e kaluar.

Një skuadër zhytësish do të zhvillojnë kërkime për futbollistin Sala, pasi u gjetën ndenjëse të avionit pranë plazhit në gadishullin Cotentin të Francës, nga autoritetet franceze.

Aeroplani u zhduk me futbollistin Sala, 28 vjeç dhe pilotin David Ibbotson nga Crowle, North Lincolnshire, javën e kaluar.

Për shkak të kushteve të motit të keq dhe të detit të trazuar, një kërkim nënujor nuk pritet të fillojë deri në fund të javës dhe do të zgjasë deri në tre ditë, tha një zëdhënës i AAIB./real-news.tv/

scroll to top