fbpx

Gjenden varre të fshehta me 50 kufoma në Meksikë

thumbs_b_c_a933982efa0c6afd9e997af3c6ee1ca0-768x433.jpg

Është gjetur një varrezë masive me plot 50 kufoma në perëndim të Meksikës.

Bëhet me dije se ky zbulim është bërë në shtetin Colima, ku policia ka njoftuar se kufomat janë gjetur në varre të fshehta.

Theksohet se po në të njëjtin rajon janë gjetur 19 kufoma para një jave.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e 50 kufomave në Colima.

Instituti Kombëtar Statistikor ka bërë me dije se Colima është vendi me shkallën më të lartë të krimit gjatë vitit 2017./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303