Gjendet e braktisur në rrugë një foshnje e sapolindur

Është gjetur në rrugët e Kalifornisë një foshnje e sapolindur me kordonin e kërthizës ende në trup. Mësohet se foshnja kishte të veshur vetëm një copë të hollë dhe ishte braktisur në mes të Kalifornisë.

Ka qenë pikërisht një person që shpërndante gazeta që ka gjetur fëmijën në rrugë. Ai menjëherë ka marrë foshnjën dhe ka lajmëruar policinë për të gjetur nënën e bebes.

Mësohet se foshnja e gjinisë femër është dërguar menjëherë në spital për tu stabilizuar, ku do të jetë në vëmendjen e doktorëve. Ende po punohet për gjetjen e nënës së foshnjës së braktisur në rrugë. Policët bëjnë me dije se bebja ka qëndruar për disa minuta e vetme, derisa shpërndarësi i gazetave e ka gjetur./real-news.tv